INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Bes Kallaku tregon momentet e tmerrit të Xhensilës: Ikim se janë malokëëë...[FOTO]

Çfarë ndodhi? Bes Kallaku tregon momentet e tmerrit të Xhensilës: Ikim se janë malokëëë...[FOTO]

Publikuar më: 08:46 22-04-2019

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve me të dashur të shoëbiz-it shqiptar. Ata janë mjaft aktivë në rrjete sociale dhe gjithmonë rrëmbejnë vëmendje me postimet e tyre të herë pas hershme. Para disa muajsh ata u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka, por vogëlushen kanë vendosur ta mbajnë larg rrjeteve sociale.

Besi ishte i ftuar këtë javë në emisionin “THUMB” ku ndër të tjera ai ka folur për gjendjen e Xhensilës pas lindjes së vajzës së tyre Ajka dhe ka treguar një histori e cila do ju shkrijë së qeshuri.

“Duke qenë se gjendja emocionale, hormonale e Xhensilës ishte e rënduar dhe i thashë hajde të dalim, mendova ta nxjerr pak që të kalojë kohën. Një shok i imi në Ulqin martonte vajzën dhe mendova që ta ç’kompleksoja pak. Shkuam në dasmë dhe unë do të këndoja “Skifterja e zemrës” kur do të hynte çifti, por ishte dasëm me 700 veta.

Unë dola mbrapa dhe lashë Xhensilën te miqtë e mi, tavolina e tretë. I thashë edhe atyre është pak e ngurtësuar prej vajzës e prandaj vendosa të vijmë që të dali pak të lëvizi. Vjen çifti, por Xhensila ka tmerr armët dhe sa filloi të qetësohej, ja dha një tek tavolina ngjitur ‘pam pam pam’ edhe tjetri tek tavolina me larg ‘pam pam pam’. Ajo u çua duke më ndjekur mua, ndërsa unë me të zotin e shtëpisë po mbushnim kallashin. Më vjen mua duke bërtitur ‘Besiiii, Besiiiii”, ndërkohë një shoku im i thotë ” S’ka gjë se janë manovër, janë manovër”. Xhensila ngaqë ishte e terrorizuar ja dha: “Ikim se janë malokë janë malokëëë”, tregoi Besi.

olo.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039