Renato Mekolli ka marrë shumë kritika në lidhje me emisionin që drejton, “Hell’s Kitchen”. Në episodin e fundit, ai shpërtheu në ofendime ndaj një konkurrenteje, të cilës nuk ia pëlqeu pjatën që kishte përgatitur. Ai filloi ta bullizonte në lidhje me një problem shëndetësor që ajo kishte dhe për këtë arsye, Besa Kokëdhima e ka kritikuar shefin e kuzhinës publikisht.
“Ky është bullizëm dhe duke përdorur një disavantazh fizik bëhet akoma më e rëndë! Je një shef i shkëlqyer, por kjo është e papranueshme”, ka shkruar Besa, krahas videos ku Renato shihet duke i thënë vajzës “qorre”.
Edhe pse ai nuk ka reaguar në lidhje me kritikat që i janë bërë, në intervista të tjera ka thënë se është formati ai që e bën të reagojë në atë mënyrë.