INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Binjakët ''Montana dhe Montela'' bëjnë konkurrenten e ''Dance With Me'' për të qarë, qan edhe...! [FOTO]

Çfarë ndodhi? Binjakët ''Montana dhe Montela'' bëjnë konkurrenten e ''Dance With Me'' për të qarë, qan edhe...! [FOTO]

Publikuar më: 21:15 08-10-2018

Ata janë si dy pika uji dhe me siguri nuk do i njihnit nëse do i shihni në rrugë. Bëhet fjalë për binjakët nga Vlora, Donald dhe Romeo Veshaj të cilët do i shohim në edicionin e 5-të të spektaklit “Dance With Me”. Gjatë mbrëmjes së sotme, djemtë treguan tatuazhin që ata i kanë dedikuar nënës së tyre. 

Në trup ata kishin të gdhendura disa fraza për nënë e tyre. “Unë nuk kam nevojë për parajsën, unë kam mamanë time”, shkruhet në trupin e aktorëve.

Situata u shoqërua me emocione dhe publiku nisi të duartrokiste duke shoqëruar fjalët e ndjera me përlotje së bashku me vetë binjakët dhe në këtë moment, konkurrentja Lei Kraja shpërtheu në të qara.

Mamaja e Leit festonte ditëlindjen dhe ajo nuk ndodhej pranë saj për të festuar, pasi familja e moderatores jeton në Amerikë.

Mes lotëve, ajo mundi të thonte vetëm tre fjali: “E kam shumë larg. Mami, gëzuar ditëlindjen. Të dua shumë.” 

LEIOU.jpg

binjka.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0042099952697754