Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Capital T, është duke shijuar suksesin e madh që ka arritur deri tani. Pas koncertit gjigant në “Sheshin Nënë Tereza” në Tiranë, Capital T ka zbuluar se po përgatitet të sjellë një album të ri në fillimin e vitit 2020 si dhe po punon për këngë të tjera. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, reperi lançoi projektin e ri me Majk, të titulluar “Hala”, ndërsa tashmë e ka gati edhe një tjetër këngë.
Nëpërmjet postimeve në “Instatory”, Capital T ka zbuluar se videoklipin e këngës së re po e xhiron në Gjermani. E si pasojë ai po tërhiqet paksa nga rrjetet sociale. Përmes një foto në “Instastory”, ai tregon se për disa ditë s’do të jetë aktiv, për të sjellë shumë shpejt hitin e radhës.
“Kërkoj falje që s’kam qasje në asnjë mjet komunikimi këto ditë, sepse do jem me xhirime për projektin e radhës. Këngën po e dini cilën. Shihemi së shpejti”, shkruan Kapo në postim.