Dafina Zeqiri është shpesh në qendër të vëmendjes si për muzikën e saj, për karrirën, për jetën personale, por edhe për "lëvizjet" që shkaktojnë shumë zhurmë në Instagram apo rrjetetet e tjera sociale, mjafton të rikujtojmë atë që ndodhi gjatë verës me disa prej personazheve apo miqve të saj që i fshiu apo i doli kundër në këto platforma.
Ndërkohë së fundmi artistja ka marrë një vendim të papritur, pikërisht sa i takon Instagram-it, teksa ka vendosur të heqë të gjithë nga lista e atyre që ndjek, përfshirë edhe partnerin. Në fakt, të vetmit që janë pjesë e kësaj liste janë nëna e saj, Melihate Zeqiri, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe labeli i saj, Moneyz Music.