INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Dafina Zeqiri ndan lajmin e trishtueshëm dhe i jep ‘goditjen’ e fundit miqësisë me Noizyn[FOTO]

Çfarë ndodhi? Dafina Zeqiri ndan lajmin e trishtueshëm dhe i jep ‘goditjen’ e fundit miqësisë me Noizyn[FOTO]

Publikuar më: 18:16 31-05-2019

Noizy dhe Dafina Zeqiri janë dy artistët, të cilët paK më kohë më parë na surprizuan të gjithëve me bashkëpunimin në këngën “A don Love?”.
Ata madje shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por kjo nuk zgjati për shumë kohë, para se shtypi rozë të vinte re se artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”.

Një tregues jo i madh, por goxha i vlefshëm në ditët e sotme për të treguar se diçka nuk shkon. Të gjithë supozuan për një zënkë midis tyre.

Së fundmi reperi publikoi në profilin e tij posterin e koncertit ku shihej krah Dafina Zeqirit dhe Ardian Bujupit. Por, përgjigja nuk ishte e njëjtë nga Dafina e cila preferoi që të publikonte vetëm posterin e saj pa dy artistët e tjerë.

WhatsApp_Image_2019-05-28_at_14.12.39_1.jpg

daff.png

Kjo ishte goditja e parë për një rikthim të miqësisë me Noizyn, ndërsa pak orë më parë këngëtarja lajmëroi publikisht se koncerti është anulluar, për arsye që nuk dihen.

Kjo mund të quhet dhe goditja e fundit që ajo i jep perfomancës në të njëjtin vend me Noizyn.

WhatsApp_Image_2019-05-31_at_18.42.43.jpeg

Gjithsesi poshtë lajmit të trishtueshëm, Dafina kishte shkruajtur se: “Do të shihemi shpejt...” dhe ne të intv.al dyshojmë a kishte të bënte ky anullim me Noizyn apo jo.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881