INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi dhe ç’do ndodhë me Atdheun pas puthjes?! Ana bën deklaratën e papritur: Nuk ndjeva gjë…

Çfarë ndodhi dhe ç’do ndodhë me Atdheun pas puthjes?! Ana bën deklaratën e papritur: Nuk ndjeva gjë…

Publikuar më: 19:35 22-01-2021

Ajo është padyshim një prej vajzave më të komentuara të “Përputhen”. Ana u largua nga emisioni, pas fotove që Arjoni shpërndau në instagram ku shihej me të në shtrat duke qenë se të dy kishin thyer rregullat e emisionit.

Ajo u shfaq edhe njëherë të fundit në emision ku do të mbahet mend për puthjen e famshme me Atdheun .

Ana i kërkoi një puthje dhe ai u afrua dhe e puthi në buzë e më pas e përqafoi.

Atdheu e shpjegoi këtë veprim si një puthje lamtumire, ndërsa Ana e ftuar në “Shqipëria live” tha se nuk e priste që Atdheu ta puthte në buzë dhe për momentin nuk ndjeu gjë, por kur e ka parë përmes ekranit tha se ndjeu disa flutura.

Ana u pyet gjithashtu nëse do të vijonte njohjen me Atdheun nëse ai del nga “Përputhen” dhe ajo u përgjigj se nuk pret asnjeri dhe nuk e dinte nëse do të donte ta njihte Atdheun pas daljes, por për momentin u shpreh se dëshiron të njohë dikë tjetër, ndërsa me humor thotë se tashmë është bërë një vajzë e mirë dhe i ka future shalët brenda, pasi është kritikuar për këtë.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383