Falë lirshmërisë dhe hijeshisë së saj në ekran, Dojna Mema ka arritur të kthehet në një prej figurave më të dashura për publikun ( sidomos atij të ri).
“Një ditë me Dojnën“, është kthyer në një prej emisioneve më të këndshme të këtij formati.
Por moderatorja prej disa kohësh mungon në radio, aty ku I ka pasur dhe fillesat e saj. E pyetur në Instastory se cfarë po ndodh, ajo dha këtë shpjegim: “Që prej korrikut nuk jam më pjesë e radios. Erdhi si zgjedhje personale. Ndonjëherë është e rëndësishme të kuptojmë cilat janë prioritetet e vërteta në jetë!!!“.