INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Donaldi thumbon KEQ Einxhelin: Do që të flasim për historinë tonë jashtë?

Çfarë ndodhi?! Donaldi thumbon KEQ Einxhelin: Do që të flasim për historinë tonë jashtë?

Publikuar më: 20:29 18-01-2022

Më herët këtë javë, Einxhel dhe Donaldi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Ata janë njohur jashtë shtëpisë së "Big Brother" me njëri-tjetrin por kur hynë në lojë nuk flisnin. Gjatë një klipi të transmetuar sot ajo shprehej se marrëdhënia mes tyre është prishur për punë burrërie. Mirëpo, e pyetur nga Donaldi nëse do ta diskutojnë këtë gjë në kamera Einxhel refuzoi.

"Sjellja jote ndaj meje ka qenë ndryshe nga sjellja ime. Loja që ti po bën me mua nuk po më duket e drejtë. Nuk e kuptoj ku do të dalësh. Unë dhe Donaldi njihemi nga jashtë por nuk kemi folur. Unë e kam respektuar Donaldin dhe e shoh si lojtar që e meritonte finalen."-tha Einxhel.

Nga ana tjetër, Donaldi tha se ajo i ka dhënë pikë Ilirit.

"Unë i them gjërat siç i mendoj dhe nuk kursehem. Unë Dagz nuk e shoh si rrezik. Einxhel sipas meje i ka dhënë pikë Ilirit. Fakti që ti ndikon në lojë dhe i jep pikë domethënë ke rëndësi kur ndryshon lojën. Ti je ofenduar nga Iliri dhe në këtë pikë mendoj se i jep pikë Ilirit. Dagz nuk e quaj ashtu. Ky është mendimi im. Ti ke qenë zjarr, re në qetësi, kam parë një Einxhel me Dagz dhe më pas pasi takove shoqet kam parë një Einxhel tjetër. Lojë do bëja nëse nuk do ta thoja. Mua realisht më duket sikur i ke dhënë pikë Ilirit."-tha Donaldi.

Einxhel iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk ka patur asnjë arsye pse të replikojë me Ilirin.

"Edhe ti do të kapesh me Ilirin kot, siç do ai të kapet me ty. Secili ka karakterin dhe mënyrat e veta. Unë jam mësuar që njerësit të më paragjykojnë dhe më kanë kërkuar falje. Edhe në shtëpi kam dëgjuar fjalë të rënda por më pas më kanë kërkuar falje."

Article Logic
Execution time: 0.002964973449707