Me rastin e pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Elvana Gjata, mbajti një koncert madhështor në Prishtinë, ku ndezi skenën me performancën e saj.
Ajo shkëlqeu para publikut që e duartrokiti fort dhe në profilin e saj në Instagram ka publikuar momente nga nata e magjishme, për të cilën ka bërë një rrëfim plot emocion, duke treguar se ishte ndjerë si në shtëpi. Elvana shndriti me performancën duke kënduar shumë nga HIT-et e saj, madje shumë bashkëpuntorë të saj u ngjitën në skenë me të. Madje edhe John Shahu, por ai që mungoi ishte reperi Ledri Vula!
Ç’të ketë ndodhur? Mungesa e Ledrit na bëri përshtypje pasi pak para se të fillonte koncertin Elvana u shpreh në një intervistë se pret edhe Ledrin të performojë bashkë me të. Si duket reperi e la në ‘baltë’ pasi nuk u ngjit në skenë me dyshen, Elvanën dhe John Shahun./intv.al/