INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?  Elvana Gjata thumbon keq Alban Skënderajn: Isha e para që...

Çfarë ndodhi? Elvana Gjata thumbon keq Alban Skënderajn: Isha e para që...

Publikuar më: 13:30 18-06-2024

Teksa mbante koncertin e saj “Dekada” në një stadium në Gjermani, kur ndodhej me Romeo Veshaj në skenë, ky i fundit bëri një pyetje: "Pse mikrofoni i tij është ndryshe nga ai i Elvanës?"

“Mua më mbajnë me hile sot, meqë jam e para që guxova ta bëj në Lanxess Arena koncertin”, tha Elvana.

Komenti u mor si një "thumb" ndaj Alban Skënderajt, i cili mbajti pak ditë më parë koncertin e tij në stadiumin “Air Albania”, ku kishte një numër tepër të madh pjesëmarrësish.

Pas kësaj “kunje” që u duk sikur ishte për të, Albani ka reaguar në një story ku shfaq një pamje nga koncerti i tij i tejmbushur, teksa shkruan: "Ndonjëherë mjafton një kitarë".

Këtë reagim ndjekësit e kanë kuptuar si një përgjigje që ka dashur të tregojë se nuk ka nevojë për shumë zhurmë, veshje ekstravagante dhe performanca që bien në sy, por mjafton një kitarë dhe pak thjeshtësi për të mbushur një stadium të tërë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034492015838623