Pas një mungesë të gjatë në syrin e publikut sepse vendosi të mbante një profil të ulët, Elvana Gjata u rikthye vetëm 2 ditë para ditëlindjes së saj të cilën e festi me 3 shkurt. Por gjithashtu prej disa muajsh është përfolur për shfaqjen e një filmi ku luan Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata.
‘Dy gisht mjaltë’ është filmi që pritej të trasmetohej në ditën e Shën Valentit, por që mesa duket planet kanë ndryshuar.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari Eraldo Rexho në emisionin ‘Lart e Posht’, i cili zbuloi se filmi nuk do të shfaqet në datën e caktuar, teksa gazetari Armend Dumbo tha se mezi po presim filmin e Elvanës.
Ai pritet të shfaqet në kinema gjatë muajve të pranverës dhe ende nuk ka një datë fikse. Arsyeja e shtyrjes nuk dihet ende, por me siguri do e mësojmë në ditët në vijim.