Ndarja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej kohësh është në qendër të mediave. Në një shfaqje të fundit televizive, Fero Fera shprehu se ndjen ende dashuri për Arbenitën dhe se ata kishin menduar për një rikthim mes tyre.
Ama së fundmi Fero ka habitur të gjithë teksa ka postuar në Instastory një foto të Arbenitës në një tavolinë me një burrë dhe vajzën e vogël. Ai shkruan se ata ndodhen në Dubai dhe personi me të, identitetin e të cilit nuk e dimë, është i dashuri i saj i ri.
Mëngjesin e sotëm Arbenita ka bërë reagimin e saj menjëherë në Instastory, ku ka mohuar se personi në foto është i dashuri i saj dhe shpjegon se është agjent imobiliar. Gjithashtu Arbenita e ka quajtur Feron ‘i çmendur dhe spikopat’, ku dhe i ka drejtuar disa fjalë:
Përshëndetje njerëz. U zgjova në këtë orë të herët si çdo ditë për lutjet e mia dhe pashë disa mesazhe të çuditshme, të cilat e dija saktë se nga do buronin.. nga ish-i i çmendur psikopat. Le të themi se na ka lodhur duke bërë si një 7-vjeçar që sapo ka hapur Instagramin. Hasani hasani. Ai “hasani” është një real estate agent që po bisedoja për apartamente. Jeta ime private nuk të takon ty sepse nuk jemi më bashkë. Me këto gjëra të shëmtuara dhe shpifje vetëm po e tregon karakterin e mashkullit të ulët që ke. Thuaj çka të duash betejën e ke të humbur moti kohë. Nuk më bën aspak për mendimin e të tjerëve sepse jam shumë e zënë me angazhime prindërore. Unë të uroj shërim sa më të shpejtë