INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Graciano “përplaset” me Rudinën në emision: Nuk e dija që isha ftuar për këtë…[VIDEO]

Çfarë ndodhi? Graciano “përplaset” me Rudinën në emision: Nuk e dija që isha ftuar për këtë…[VIDEO]

Publikuar më: 11:07 23-05-2020

Balerini Graciano Tagani u komentua shumë disa javë më parë pasi u shpreh se “VIP-at shqiptarë përdorin lëndë narkotike në Bllok”, një deklaratë që bëri shumë bujë në media. Së fundmi, Graciano ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”, ku është pyetur nga moderatorja mbi këtë deklaratë.

Mirëpo, biseda e tij me moderatoren nuk ka shkuar siç të gjithë po prisnim. Gjatë intervistës u krijua një situatë super e sikletshme, pasi menjëherë sapo e pyeti sesi e kishte kaluar karantinën, Rudina u ndal tek deklarata e Gracianos për lëndët narkotike.

“Unë nuk e dija fare që isha ftuar për të folur për këtë pjesë, për të folur për këtë. Por megjithatë, meqë e hape ti unë po vazhdoj të ta sqaroj edhe njëherë. Konteksti nuk është për akuzë ndaj VIP-ave, është për njerëzit që dalin natën që normalisht edhe pinë, edhe bëjnë, është puna e tyre nuk është puna ime. S’ka çfarë më duhet fare.”- tha balerini.

Ai ka sqaruar më me detaje këtë çështje, duke shtuar se ai e ka thënë në formë shakaje. “Ideja është që unë nuk e kam thënë fare në atë kontekst, sepse portalet tona të famshme dihet se si i transformojnë gjërat. Unë kam thënë, që ka qenë mënyrë shakaje, që të gjithë pinë substanca të ndryshme.  Puna e shakasë, kur unë e thashë nuk akuzova as VIP-at asnjë njeri, ideja ishte që kur del në clube, konsumon për veten tënde, thashë ti e ke marrë vesh se nuk konsumohet gjë, në mënyrë shakaje, nuk akuzova njeri dhe as nuk e kisha personalisht me njeri. Tani dihet, njerëzit kur dalin pinë, dëfrehen, është jeta e tyre, të bëjnë ca të duan, në këtë kontekst e kisha”, tha balerini. 

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107