Ditën e djeshme Lori Hoxha u zhduk papritur nga Instagrami duke na bërë të gjithëve kurioze se çfarë po ndodhte. Ajo nuk ka rezistuar gjatë, pasi vetëm pak minuta më parë është rikthyer dhe ka preferuar të heshtë duke mos dhënë asnjë arsye për vendimin e saj. Nëse ishte dëshira e Lorit apo i kishin marrë llogarinë hackerat, ende nuk dihet.
Por ndjekësit u trembën pak, pasi vërtet menduan mos i 'hack'-uan llogarinë e saj në Instagram. Mirëpo tashmë mund ta shihni profilin e saj pasi u rikthye sërish dhe me siguri Lori do vazhdojë t’i kënaqë fansat me foton dhe stilin e saj.