Në emisionin “Xing me Ermalin” të kësaj jave ishte i ftuar i gjithë kasti i aktorëve, të cilët ishin pjesë e filmit “2 gisht mjaltë”.
Bujar Asqeriu, Koço Devole, Mariana Kondi, Natasha Sela, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Eglein Laknori, etj. ishin të gjithë pjesëmarrës, por ajo që ra menjëherë në sy që në nisje të emisionit ishte mungesa e protagonistes kryesore në film, këngëtares Elvana Gjata e cila kishte zgjedhur të ishte e pranishme vetëm me anë të një videomesazhi në Skype.
Pyetje sigurisht do ngriheshin rreth kësaj situate dhe moderatori Ermal Mamaqi e shpjegoi vetë duke zbuluar se shkak për mospraninë e Elvanës ishin bërë 20 mijë euro, duke treguar se këngëtarja kishte pasur një koncert në Gjermani ndaj nuk ishte në emision.
“Kështu është kur merr 20 mijë euro në natë për koncerte”,- tha Mamaqi duke lënë të nënkuptohet angazhimin e këngëtares dhe pagesën e saj për një koncert.