Jasmin Kadriu është një nga personazhet më të ndjekur në Instagram. Ajo shpesh realizon biseda virtuale me ndjekësit e saj ku tregon detaje nga jeta e saj si dhe diskuton për tema të ndryshme.
Së fundi Jasmina, ka treguar se miqësia e saj me ish konkurrentin e Pëpruthen, Alesandro, i cili i dedikoi edhe një këngë ka marrë fund.
Përmes një story ajo tregon se Alesandro doli një shok ordiner dhe ka shkëputur marrëdhëniet shoqërore me të.
“Alessandro është treguar një shok ordiner, që nuk e flas dot se i bie të përfshij edhe persona të tjerë, edhe vajzën në fjalë që nuk ka faj, dhe s’ka pse t’i futet emri në Instagramin tim. Kështu që nga ai moment i kam shkëputur marrëdhëniet me të. Më erdhi një mesazh në Instagram, ku thonte që Alessandro ka thënë që kënga nuk është për ty, më the e të thashë, kënga është për mua, është për mua dhe do të jetë derisa ajo këngë të mos mbahet më mend. Do jetë për Jasminën gjë që nuk më intereson se nuk është bërë për qëllime të pastra”, është shprehur ndër të tjera Jasmina në video.