INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Ka bashkëpunuar me të, por këngëtari i njohur shqiptar zgjedh Tunën para saj: Nuk e njoh Elvanën! [FOTO]

Çfarë ndodhi?! Ka bashkëpunuar me të, por këngëtari i njohur shqiptar zgjedh Tunën para saj: Nuk e njoh Elvanën! [FOTO]

Publikuar më: 11:28 27-03-2019

Ai bëri një mungesë të gjatë në tregun muzikor prej kohësh, madje nuk ka pranuar as intervista e as paraqitje tjera televizive vitet e fundit. Por edicionin e fundit të festivalit “Kënga Magjike” ishte pjesë e jurisë. Bëhet fjalë për Armend Rexhepagiqin i cili u rikthye sërish në promovimin e albumit të ri të Tunës ‘Fortuna’.

Armendi së bashku me Tunën sollën si bashkëpunim këngën ‘Harrova’ që pak e dinin se është kënga ishte një ripërpunim i një kënge të vjetër të Rexhepagiq. Së fundmi Armendi ishte i ftuar në NIN me Alaudin Hamitin dhe u bë pjesë e rubrikës ‘Haje ose thuaje’.

Rubrikë e cila konsiston në përgjigjen e pyetjeve të vështira ose i ftuari është i detyruar të pijë, pijen e 'shpifur' që ka përpara.

'I ke të dyja shoqe por njërën do ta pëlqesh më shumë. Zgjidh mes Elvana Gjatës dhe Tunës’ ishtë pyetja që i drejtoi moderatori Rexhepagiqit.

“Tuna. Nuk e njoh Elvanën. Nuk e kam njohur as Tunën, por në këtë bashkëpunim prej shtatorit deri tani jemi lidhur aq shumë, domosdoshmërisht koncerti, kështu që me Tunën tani jam shumë i afërt” ka qënë përgjigjja e Armend Rexhepagiqit i cili ka bërë muzikën e këngës së fundit të Elvanës “Tavolina e Mërzisë”.

mendi.png

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594