INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Kapen ''MAT'' për herë të parë pas ndarjes çifti më i famshëm i Hollywood, a do kemi një ribashkim?[FOTO]

Çfarë ndodhi?! Kapen ''MAT'' për herë të parë pas ndarjes çifti më i famshëm i Hollywood, a do kemi një ribashkim?[FOTO]

Publikuar më: 17:24 01-02-2019

Ndarja e tyre shkaktoi shumë bujë në botën e Hollywood dhe shumë njerëz thanë se ishte e pamundur që pas 8 viteve së bashku çifti Jolie-Pitt të arrinte në një divorc, por ja që ndodhi.

Revista australiane “Who” publikoi dy foto të dyshes, ndërsa hedh dyshimet se po përpiqen që të rikthehen sërish bashkë.

Por në të vërtetë takimi është bërë në një zyrë ligjore më 30 janar, në Beverly Hills.

Ata kanë qenë bashkë në një takim prej tri orësh, në të cilin mendohet se kanë diskutuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve. Në takim ishin edhe përfaqësuesit ligjorë të të dyve.

Mediat e huaja shkruajnë se dy aktorët takohen dy herë në javë, në mënyrë që të diskutojnë të gjitha detajet lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.

brad_pitt_angel.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666