INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Kiara debaton KEQ me Luizin: Më përmënde fjalën me B, të jetë hera e parë dhe e fundit…

Çfarë ndodhi? Kiara debaton KEQ me Luizin: Më përmënde fjalën me B, të jetë hera e parë dhe e fundit…

Publikuar më: 12:30 30-01-2023

Dy banorët e “Big Brother Vip” Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë debatuar sot, pas një komenti të këngëtarit që nuk i ka pëlqyr moderatores. Ajo thotë se është ndjerë e ofenduar nga komenti i Luizit që sipas saj fillon me fjalën “B”, ndërsa ky i fundit përpiqet që ta sqarojë.

Pjesë nga debati:

Kiara: E para dhe e fundit herë që më drejtohesh mua me atë lloj fjalori.

Luiz: Mbarove?

Kiara: Nuk më intereson fare. Isha me Maestron duke folur gjëra të tjera dhe më përmend fjalën me b. Nuk shihet respekti sa më thua “të dua” nga mëngjesi deri në darkë. Shihet se si sillesh me mua në sy të të tjerëve dhe kanë kthyer kokën të gjithë banorët e jam ndjerë shumë keq.

Luiz: Prandaj e kam bërë.

Kiara: Mua mos më bëj më pjesë të lojërave të tua. S’më intereson fare. Nuk dua të të dëgjoj derisa ta kuptosh që është gabim.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715