Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito si rrallë herë ka bërë një rrëfim për jetën e saj private. Duke marrë parasysh natyrën e saj të rezervuar nuk dimë dhe shumë gjëra mbi Kiarën. Mes emocionesh ajo ka treguar momentin kur adoleshente kishte vendosur të linte Italinë dhe të kthehej në Shqipëri e vetme, për të ndjekur ëndrrën e saj.
Ndër të tjera, Kiara u ndal edhe në përjetimet e tërmetit të nëntorit të 2019, ku dhjetra persona humbën jetën.
Në ngjarje e cila na tronditi të gjithëve dhe frika, ankthi bashkëjetonin me ne. Mirëpo, kjo frikë vazhdon të jetë ende prezente te Kiara, ndonëse ka kaluar kohë që prej atij momenti.
“Jetoj vetëm dhe nuk mundesha për muaj të tërë. Akoma dhe sot e kësaj dite nuk mund të fle vetëm. Ishte e shëmtuar të shihje shpinë, vendin më të sigurt të lëvizte themelet, nuk dua ta kujtoj. Më është bërë frikë dhe mendoj se e kanë shumë njerëz”, tha Kiara ne emisionin “E ardhmja është vajzë”.