Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Andi tërhoqi deklaratën për Jasminën. Ai i habiti të gjithë, teksa u shpreh se nuk sheh përputhje mes tyre. Andi tha se është lodhur nga skenat, xhelozitë, kunjat dhe provokimet nga ana e Jasminës. Kjo e fundit u shpreh se e respekton vendimin e tij.
Andi: Kam arritur në përfundimin se unë dua ta tërheq deklaratën, dua të tërhiqem komplet. Nuk dua. Kam duruar boll, e di dhe vetë shumë mirë.
Jasmina: Jo, unë e di shumë mirë që këtu mes ne të dyve jam unë ajo që duhej të tërhiqej, por e respektoj vendimin tënd. Të kam thënë nuk e kam të vështirë t’i dua njerëzit dhe njerëzit nuk e kanë të vështirë me m’dasht. Në momentin që ti nuk do dashuri nga ana ime, vlen njësoj.
Andi: A të kam thënë shumë herë që më intereson, që të kam shumë përzemër edhe prapë të respektoj, të admiroj, por siç e thashë më herët nuk shoh përputhje duke ndodhur mes nesh.