Në shtëpinë e "Big Brother VIP" janë krijuar disa çifte, si Pajtimi me Sarah dhe Donaldi me Beatrix. Madje edhe Einxhel dhe DJ Dagz janë përfolur për një lidhje të mundshme, pasi gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kanë treguar herë pas here afrimitet me njëri-tjetrin.
Por tashmë marrëdhënia e tyre ka filluar të kriset, pasi Arbërit duket se i ka ngelur qejfi që Einxhel nuk ka treguar shumë afrimitet me të. Sarah dhe PM janë munduar që t’i pajtojnë, por të dy ata nuk kanë pranuar.
Megjithatë Arbëri e pranoi se në shtëpi është e vështirë të mbash shoqëri, ndërsa brenda mund të fillosh të kesh edhe ndjenja.
Pjesë nga biseda:
Arbëri: E di sa keq jam ndier kur më tha që nuk më ka përqafuar kurrë edhe vetëm unë e paskam përqafuar atë.
Sarah: Edhe armikun më të keq të kishte pasur nuk do ishte sjellë kështu.
Arbëri: Nëse unë them se më pëlqen Einxhel 100 përqind unë të gënjej se nuk jemi akoma në atë faze tjetër gjë është kur e vlerëson si njeri,është e zgjuar edhe mua njerëzit e zgjuar, njerëzit që dinë të flasin mua më lënë përshtypje më shumë sesa fiziku i një personi. Jashtë është shumë e lehtë të mbash shoqëri kurse këtu brenda është më vështirë edhe ja nis të kesh edhe një ndjenjë mund ta quaj.
Sarah: Po ke nevojë se këtu je midis katër mureve edhe vetëm njëri-tjetrin kemi. Mua më vjen shumë çudi se Einxhel edhe atë natë që ishim në Prime binte në kundërshtim me fjalët e saj.