INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi, kush kopjoi kë?! U fshi tani, Plas KEQ mes Noizyt dhe Mozzik: S’guxon robi me…

Çfarë ndodhi, kush kopjoi kë?! U fshi tani, Plas KEQ mes Noizyt dhe Mozzik: S’guxon robi me…

Publikuar më: 19:34 12-10-2021

Një postim i Mozzik-ut, përmes të cilit paralajmëron këngën e re, është bërë shkak i një përplasjeje virtuale me Noizy-n. Reperi nga Kosova shprehet se pritet të nxjerrë projektin e parë nga albumi i ri që ka nënkuptuar se mund të quhet “Lamboziki”.

“Këtë muaj del konga e albumit me videoklip. Nuk dua me e zgjatur shumë! Kanë me thy krejt rekordet e rekordet e rekordeve.” Tërmet 100 % Lamboziki.”, shkroi Mozzik. Kjo ka sjellë reagimin e reperit tjetër, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj tij.

 845D225D-C8D4-432D-BC5D-9B22477D71BB.png

 

“Këtë muaj do të nxjerr një këngë që do të trondisë vendin. Ju premtoj. Kush do me vu bast?”, tha Noizy. “Nuk guxon robi me thonë që kam me trondit vendin se fill fillojnë tu t’kopju edhe statuset. Jo tërmet jo ç’tërmet”, shkroi ai.

 

AB1AE40B-72F5-4763-A14C-82DFCDA9DF5A.png

 

Nuk vonoi shumë dhe replika e Mozzik-ut, duke iu referuar fjalëve të tij si llomotitje. Megjithatë, kjo mund të jetë dhe një “strategji” nga ana e reperëve për të paralajmëruar një duet mes tyre.

Gjasat janë që Mozzik dhe Noizy po sjellin bashkëpunim dhe kjo u zbulua nga producenti i OTR.Ai komunikimin mes dyshes e ka cilësuar si bashkëpunim, postim që është fshirë shpejt por jo aq sa të mos kapet.

 519AEB17-157C-4996-9FF2-87B413A0D783.jpeg

 

 

Pra ‘’përplasja’’ qenka për vëmendje mbi bashkëpunimin  tyre? Kjo mbetet të shihet brenda pak ditësh.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336