Kylie Jenner po kritikohet ashpër në rrjet dhe shkak është bërë postimi i saj i fundit. 24 vjeçarja ka publikuar në Instagram një foto ku shihet me Travis Scott dhe Stormin, por vëmendjen më të madhe e kanë marrë aeroplanët e tyre privatë në sfond.
"Dëshiron të marrësh timin apo tëndin?", ka shkruar Kylie.
Ndjekësit e kanë parë si "mburrje" nga ana e saj në një kohë kur njerëzit janë të shqetësuar nga ngrohja globale ose po vuajnë nga rritja e kostove të jetesës.
"Ngrohja globale kush?", "Cili aeroplan duhet të ndotë tokën sot?", "Ndoshta s'duhet të marrësh asnjërin dhe të reduktosh gjurmën tënde të karbonit", janë vetëm disa nga komentet.