INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Luizi Ejlli paralajmëron largimin nga shtëpia e BBV: ‘Është e kotë të qëndroj, do bëj valixhet gati’

Çfarë ndodhi? Luizi Ejlli paralajmëron largimin nga shtëpia e BBV: ‘Është e kotë të qëndroj, do bëj valixhet gati’

Publikuar më: 13:31 22-03-2023

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka paralajmëruar se do të largohet nga shtëpia e BBV nëse eliminohet e dashura e tij, pasi kjo e fundit doli në nominim kokë më kokë me Olta Gixharin. Ai u shpreh se është e kotë të qëndrojë brenda shtëpisë nëse fansat e tij dhe të moderatores së bashku, nuk arrijnë që të nxjerrin Oltën Gixharin jashtë.

Luiz Ejlli u shpreh se do të bëjë gati valixhet dhe do të largohet nëse eliminohet moderatorja, edhe nëse kjo e fundit ka biletë kthimi.

“E kam dashur këtë lloj nominimi, mu plotësua ëndrra. Ose largohet Olta Gixhari nga kjo shtëpi në këtë mënyrë, ose nuk largohet ndryshe, duke marrë parasysh se është kokë më kokë me Luizin dhe Kiarën, jo vetëm me Kiarën. Nëse ndodh e kundërta, sepse nuk e di sa mbështetës kemi jashtë, por nuk e them as presion edhe as për mosrespekt ndaj këtij formati. Nëse del Kiara të shtunën, do bëj gati valixhet së bashku me të, dhe do dal me të, pak rëndësi ka nëse ka biletë kthimi, unë nuk kthehem më nëse del Kiara. Është e kot të qëndroj kur nuk arrijnë mbështetësit e neve të dyve për të nxjerrë Oltën”, tha Luiz.

Article Logic
Execution time: 0.0017621517181396