Situata në Big Brother nuk duket aspak e qetë para natës së Prime-it. Luiz Ejlli vijon të jetë në qendër të vëmendjes, shpesh herë edhe pjesë e rëndësishme e debateve. Sonte, këngëtari u përplas me tenorin Armaldo Kllogjeri, teksa ky i fundit s’mundi ta përtypte një batutë të shkodranit.
Ai i vendosi Armaldos nofkën “Çapaçul” që nuk u prit mirë nga tenori duke reaguar ashpër ndaj tij. Luizi e kishte paralajmëruar gjatë ditës pasi tenori e ngacmonte gjithë kohën. Por debati degradoi aq sa nisën të përmenden ngjarje nga jeta jashtë shtëpisë.
Në nerva e sipër, Armaldo e akuzoi si përdorues lëndësh narkotike. “Kur i kam bërë unë këto (ironitë ), ti ishe duke pirë mall”, i tha ai ndër të tjera. Një akuzë e rëndë për një reality show që ka mbërthyer para televizorit të madh e të vogël. A do të reagojë shkodrani për këtë deklaratë të Armaldos?