INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi me “drejtësinë” për vrasjen në Linzë?

Çfarë ndodhi me “drejtësinë” për vrasjen në Linzë?

Publikuar më: 11:39 05-05-2016

Një javë më parë me 28 prill, organi i akuzës kërkoj 116 vite burg për vrasjen e Enton Nikaj në Linzë,  e cila ndodhi në tetor të vitit të shkuar në lokal “Muraga”. Por një ditë më parë 3 gjyqtarët i dhanë 5 të akuzuarve vetëm 21 vite burg.

E pas këtij vendimi shumë pikëpyetje mund të ngrihen.

Organi i akuzës thotë se vrasja në Linzë ka ndodhur me paramendim, e kryen në bashkëpunim, por cili është dënimi që parashikon Kodi Penal për këtë vepër penale?

Neni 78

Vrasja me paramendim

Vrasja e kryer me paramendim, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë deri në njëzetepesë vjet dhe, kur ka rrethana rënduese, me burgim të përjetshëm a me vdekje”.

Ky nen është vetëm një nga akuzat e ngrituara, por ja cili është vendimi i gjyqtarëve për 5 të akuzuarit:

1.     Emiljano Tasho:

Prokuroria kërkoi të dënohet me 35 vjet burgim,

Gjykata vendosi që ai të dënohet me vetëm 16 vjet burg për “Vrasje me dashje”

2.     Bujar Hasani

Prokuroria kërkoi të dënohet me 28 vjet burgim

Gjykata vendosi që ai të dënohet vetëm me 2 vjet burg

3.     Mirsad Kuçana

Prokuroria kërkoi të dënohet me 28 vjet burgim,

Gjykata vendosi që ai të dënohet vetëm me 2 vjet burg.

4.     Ervis Martinaj

Prokuroria kërkoi të dënohet me 25 vjet burgim

Gjykata vendosi dënimin e tij vetëm me 1 vit e 4 muaj burg

5.    Erjon Biraçi

Prokurori kërkoi të dënohet me 5 vjet burgim

Gjykata e dënoi me dy vjet burg.

Ata përfituan ulje të dënimit me një të tretën për shkak se pranuan gjykimin e shkurtuar.  Ndërsa gjyqtarët që gjykuan çështjen janë Gerd Hoxha kryesues dhe Besnik Hoxha e Lazer Sollaku anëtarë.

E pas këtij vendimi kemi më shumë arësye të besojmë shqetësimin e Ambasadorit Amerikan Donald Lu, i cili kërkon miratimin sa më shpejt të Reformës në Drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277