INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi me Gigi Hadid? Revista Vogue akuzohet për Photoshop! [FOTO]

Çfarë ndodhi me Gigi Hadid? Revista Vogue akuzohet për Photoshop! [FOTO]

Publikuar më: 09:58 09-02-2017

Modelet gjithmonë janë konsideruar jo-reale për shkak të formave të tyre, por kjo është të shkosh pak larg.

Revista Vogue është akuzuar se ka modifikuar dixhitalisht kopertinën e numrit të saj të ri, ku shfaqen supermodelet Gigi Hadid dhe Kendall Jenner, apo edhe Ashley Graham. Numri i muajit mars presupozohet të festojë bukurinë e “të gjitha llojeve”, duke përfshirë modele si Adwoa Aboah, Liu Wen, Vittoria Ceretti dhe Imaan Hammam. Por ajo që ka ngacmuar më shumë komentuesit në rrjetet sociale është krahu dhe dora e Gigi Hadid, e cila është vendosur në belin e Ashley. Sipas tyre, krahu dhe dora e modeles 21 vjeçare duken pak më të gjata se zakonisht, gati-gati të çuditshme. Të shumtë ishin ata që akuzuan se diçka e tillë është bërë për të krijuar një lloj iluzioni optik që Ashley të duket më e dobët se sa është. Për të argumentuar këtë dyshim, ata thanë gjithashtu se Graham është e vetmja që ka vendosur dorën mbi këmbën e saj, për ta “zbutur” edhe aty pamjen duke e mbuluar atë. Të jetë e vërtetë? Nëse po, goxha mënyrë e Vogue për të “festuar bukuritë e të gjitha llojeve”.

vg1.jpg

vg2.jpg

vg3.jpg

vg4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434