INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi me importin e plehrave në 5 vite betejë politike?! [FOTO/VIDEO]

Çfarë ndodhi me importin e plehrave në 5 vite betejë politike?! [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:27 19-09-2016

Çfarë ndodhi me importin e plehrave në 5 vite betejë politike?!
Importi i mbetjeve të riciklueshme ka qënë jo radhë herë betejë politike në Shqipëri. Në vitin 2011, Ish Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një ligji të posaçëm hartoj listën e mbetjeve të riciklueshme që mund të importoheshin. Ky vendim, i cili mori kundërshtinë e fortë të shoqatave në mbrojtje të mjedisit, gjeti mbështjen e liderit të opozitës së kohës. Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë fushatës zgjedhore të 2013, premtoj se shfuqizimi i këtij ligji do të ishte akti i parë në drejtimin e vendit prej tij. Dhe kështu ndodhi. Sapo mori detyrën e Kryeministrit, Edi Rama firmosi tre vendime, ku njëri prej tyre ishte pikërisht anullimi i importit të mbetjeve, me qëllim riciklimin e tyre.  
Në fjalën e tij në Parlament Edi Rama dha këtë argument për shfuqizimin e importit të mbetjeve.

Por tashmë deputetët e tij kanë risjellë në Parlament një projektligj që lejon importin e mbetjeve. Projektligji, si nismë e tre deputetëve të maxhorancës, Eduart Shalsi dhe Ervin Bushati të PS-së, si dhe Bujar Derveni i LSI-së, është pjesë e kalendarit trejavor të Kuvendit. Kjo do të thotë se maksimumi brenda datës 14 tetor projektligji do të hidhet në votim në Parlament, edhe pse kjo do të ndodhe edhe më shpejt. Burime nga Kuvendi thonë se të enjten e 22 shtatorit projektligji do të jetë në seancë plenare.


Por kjo lëvizje e maxhorancës nuk do të kalojë në heshtje nga shoqatat në mbrojtje të mjedisit. Pasditën e kësaj së hëne shoqatat në mbrojtje të mjedisit kanë një apel për të gjithë qytetarët shqiptarë, protestë tek Piramida kundër importit të mbetjeve.

A do të kenë forcë organizatat në mbrojtje të qytetarëve që të riorganizojnë sërisht një aksion qytetar, siç ndodhi në 2013, kundër nismës së shumicës së majtë, për lejimin e importit të mbetjeve të riciklueshme? Për këtë do të na duhet kohë për ti dhënë përgjigje.
Por si e argumentoi në projektligj qeveria këtë hap drejt lejimit të importit të mbetjeve? Në relacionin shoqërues të draftit, 3 deputetët e shumicës thonë se do të lejohen të futen në territorin shqiptar vetëm mbetje “JO” të rrezikshme.
Deputetët kanë tentuar të justifikojë këtë vendim të ndërmarrë, me nevojat e industrusë së riciklimit, por ata nuk kursejnë as garancitë se në vendin tonë nuk do të futen mbetje të rrezikshme.
Relacioni i projektligjit:
“Aktualisht, gjatë këtyrë tre vjetëve, në këtë drejtim janë bërë përmirësime të dukshme. Kemi një rinovim të Inspektoriatit të Mjedisit, si në infrastrukturën përkatëse (e cila i mungonte), ashtu edhe në trajnimin e  personelit si brenda dhe jashtë shtetit. Agjensia Kombëtare e Mjedisit është pajisur me një laborator, i  cili kryen analiza të ndryshme, dhe në rastet kur ai nuk ka mundësi ti kryej ato i bën në laborator privat të specializuar dhe akredituar për këtë qëllim. Gjithashtu edhe në doganë ka përmirësime si në infrastrukturë dhe në personel të trajnuar. Nënshtrimi i ketyre mbetjeve ndaj analizave specifike të përbërjes dhe rrezikshmërisë së tyre, eliminon mundësinë e rrezikut të futjes së mbetjeve të rrezikshme në RSH, duke shtuar kështu edhe rrezikshmërinë për jetën dhe shëndetin e njerëzve”.

Article Logic
Execution time: 0.0038771629333496