Programi i përjavshëm ‘Soiree’ në ekranin e ‘Top Channel’ ka zgjedhur që këtë herë të sjellë së bashku me të ftuarit festën e ‘Halloween’. Me dekorin në studio dhe maskimet e personazheve prezent në të, duket se kjo festë është dukur më reale se asnjëherë tjetër.
Një nga momentet më epike ka qenë kur moderatorja e programit, Jonida Shehu është trembur teksa një flakë ishte ‘ideuar’ të trembte shefin e kuzhinës, Renato Mekollin.
“Kështu na gjeti ‘Halloween’ në ‘Soiree’. Këtë shpërthim e kishim programuar për të trembur Renaton dhe unë kisha qenë në prova dhe isha në dijeni të plotë, e për pak vdiqa nga frika. A u tremb Renato? Shihemi në darkë në orën 21:00 se përvec reagimit të Renatos ka dhe shumë surpriza të tjera”, ka shkruar Jonida krah videos ku shfaqet reagimi spontan teksa është trembur.
Në postim nuk kanë munguar dhe reagimet e ndjekësve apo miqve të Shehut të cilët kanë qeshur nga ky moment. Me siguri puntata e sotme do të rezervojë mjaft situata të sikletshme, por dhe për të qeshur në ekran.