Kledi Hysa është njëri nga banorët e eleminuar nga shtëpia e BBV, i cili ishte njëri nga më të preferuarit nga banorët por edhe publiku.
Ditët e tij të fundit brenda shtëpisë nuk ishin edhe aq të lehta pasi ai realizoi një takim me Beatrixin i cili trazoi ujrat në rrjet, pasi e dashura e tij doli në një rrëfim publik në mediat shqiptare.
Por duket se e dashura e tij e ka pritur me mjaft sportivitet këtë situatë dhe lidhja e tyre vazhdon të jetë ende e shëndetshme edhe pse Kledi u shpreh në “Big Brother” se nuk ishte i qartë nëse do ta vazhdonte lidhjen jashtë.
Së fundmi Khaoula ka bërë një postim në Instagram ku ka ndarë një foto me Kledin ku shkruan “Njeriu që nuk beson”.