Asteroidi 340 metra i gjerë, që quhet Apophis do të fluturojë më 13 prill 2029 dhe do t’i kalojë planetit shumë afër dhe miliarda njerëz do të mund ta shohin me sy të lirë, pa pasur nevojë për teleskop.
Por frika e NASA-s se do të na godiste u zhduk sepse llogaritjet e mëvonshme treguan se objekti nuk do të kishte rrezik për ne dhe do të kalonte vetëm 19,000 milje distancë nga Toka.
Nëse Apophis do të godiste një qytet si Londra, do të zhduke miliona njerëz dhe do të krijonte një krater afërsisht tre milje, por speciet tona ndoshta do të mbijetonin.