Melisa dhe Ana bënë një “takim privat” gjatë emisionin “Përputhen Prime” për të sheshuar konfliktin mes tyre, por dy vajzat duket se vetëm sa i hodhën më shumë benzinë zjarrit.
Melisa: Dua të të dëgjoj, të di pse vinë sulmet nga ti.
Ana 2: Ne kemi patur shumë debate, sidomos kur unë dal në takime. Kur dola më Fatjonin ti më ke sulmuar, mbase ndihesh xheloze kur dal me Fatjonin.
Melisa: Debati nisi para takimit tënd me Fatjonin, kur më akuzove se po bëj lojë.
Ana 2: Kur të thashë se je fallso e kisha për ty dhe Sindin. Dole me shpatë kur the se pëlqen Fatjonin. Më djemtë e tjerë nuk kishe pëlqim, dilje hajde të dalë ku të dalë. Prandaj më je dukur fallso. Kam të drejtën time të mendoj.
Melisa: Jam takuar me 5 djem. Më të afërtat i kam pasur me Fatjonin dhe Mevlanin. Me Andin ishte thjesht një përqafim. Ana ti nuk ke memorie, e kam thënë. Je gënjeshtare.
Ndërkohë në fund Melisa i tha Anës se mund ta mbajë Fatjonin sepse nuk ka më punë me të.