INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Mesa duket Orinda Huta paska refuzuar dy herë propozimet për martesë të Turjan Hyskos

Çfarë ndodhi? Mesa duket Orinda Huta paska refuzuar dy herë propozimet për martesë të Turjan Hyskos

Publikuar më: 17:52 14-05-2019

Siç shpesh shohim në filmat romantikë jemi mësuar gjithmonë që kur një djalë ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë dikujt që e do, ajo gjithmonë thotë po.

Epo mesa duket në jetën reale gjërat mund të bëhen pak më të komplikuara dhe e tillë është edhe historia e Orinda Hutës me bashkëshortin e saj Turjan Hyskos.

Moderatori i njohur paska vuajtur pak për ta bërë Orindën, bashkëshorten e tij.

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, një nga pyetjet e fëmijëve ishte nëse Turi ishte ndopak romantik.

Orinda është përgjigjur po, duke filluar të shpjegojë historitë:

“Kishim vendosur të martoheshim përpara se Turjani të bënte një propozim tamam. Edhe pse unaza e parë u ble shumë vite më parë, që ai të bënte një propozim që unë nuk e prisja, por unë ia zbulova këtë
propozimin, ia zbulova edhe unazën, por nuk më pëlqeu unaza fare kështu që e prishëm propozimin e parë”, – tha me të qeshur.

Në vend që të ndihej keq, Turi nuk e la me aq. Për 30-vjetorin e saj, ai i propozoi disa ditë pushime në Romë, të ishin vetëm ata të dy dhe ai të finalizonte qëllimin e tij. Por edhe kështu dështoi…

Siç rrëfeu këngëtarja, natën kur pritej ditëlindja e saj, ata kishin mbetur në trafikun e rënduar të Romës, në një taksi që do t’i çonte në “Piazza del Popolo”.

“Në 30-vjetorin e ditëlindjes time ne shkuam në Romë, një qytet që e duam shumë. Turjani planifikoi në momentet e fundit të gjithë gjënë. Nuk mund të them që e dyshoja plotësisht që ai do ta bënte një gjë të tillë, megjithatë thashë po e bëri mirë. Në ditën që po më vinte ditëlindja ne u vonuam shumë në taksi, madje minutat e fundit përpara se të më vinte ditëlindja ishim akoma në taksi, në një trak të tmerrshëm të Romës. Në momentin e fundit, kur po mbërrinim në Piazza del Popolo, zbritëm nga taksia dhe Turjani e kuptova që ishte shumë i tensionuar, që gjëja të bëhet me se s’bën, që duhet të ishte me patjetër në 12 të darkës tek Piazza që të propozonte. Del nga makina, i jep lekët taksistit, del… Filloi të më përqafonte, aty thashë unë: “Paska diçka këtu. Më përqafoi më mori duart, edhe ‘shpirt’ tha.. Sa tha ‘shpirt’, i thashë: Mos e bëj! Mos e bëj të lutem…

“Po të lutem më lër ta bëj, dua unë, jam përgatitur për këtë gjë. Mos e bëj të lutem, çfarë kuptimi ka gjithë këta njerëz…. Të lutem mos e bëj… E di, ne do martohemi, nuk ka kuptim kjo gjëja”, i kishte thënë përfundimisht Orinda.

Megjithatë planet për martesë ishin kohë më parë, e cifti organizuan një dasmë përrallore në Tiranë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018739700317383