INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi në Durrës: Policia zbradh vrasjen e Asllan Kërtushës

Çfarë ndodhi në Durrës: Policia zbradh vrasjen e Asllan Kërtushës

Publikuar më: 10:56 02-03-2016

Policia ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Asllan Kërtusha. Burimë pranë policisë bëjnë të ditur se është vënë në pranga Bledar Kajno, ndërsa po punohet për kapjen e autorit tjetër të dyshuar, Gëzim Kajno.

Policia e Durrësit zbardh si ndodhi vrasja:

“Në datë 01.03.2016, rreth orës 19:00, në lagjen Nr.17, pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit, shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno nën efektin e alkoolit dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin Asllan Kërtusha në ambientet e brendshme të lokalit. Më pas, në konflikt e sipër, kanë dalë jashtë lokalit ku shtetasi Gëzim Kajno e ka goditur më qytën e pistoletës në kokë shtetasin Asllan Kërtusha dhe si pasojë e një shkrepje të armës së zjarrit është plagosur në krah shtetasi Bledar Kajno. Po me të njëjtën pistoletë, shtetasi Gëzim Kajno ka qëlluar Këtushën, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës”.

Asllan Kërtusha, 29 vjeç, i njohur për shoqërinë me Denis Shtrazën, të arrestuarin si i dyshuar për rrëmbimin e vrasjen e Gaz Çollakut, nuk ka mundur të mbijetojë pas plagosjes me pistoletë. I njohur edhe si konsumator i rregullt i pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike, viktima dyshohet të jetë konfliktuar në një nga lokalet pranë Ujësjellës Kanalizimeve Durrës me personin që ka mbetur i plagosur në vendin e ngjarjes, shtetasin Blendi Kajno, 34 vjeç.

Viktima dhe autori kanë qenë në të njëjtën tavolinë kur kanë nisur debatin. Asllan Kërtusha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Kajnos, duke e lënë të plagosur. Por pronari i lokalit, kushëri i të plagosurit, 30-vjeçari Gëzim Kajno, ka ndërhyrë duke e nxjerrë jashtë lokalit Kërtushën. Në përleshje e sipër i ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi të duke e lënë të plagosur rëndë.

Policia ka sekuestruar dy gëzhoja model 54 kalibri 7.62 m/m dhe 3 copë fishekë kalibri 7.62 m/m. Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vrasja me dashje në bashkëpunim” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në nenet 76,  25 dhe 278/4 të Kodit Penal. 

Article Logic
Execution time: 0.0014841556549072