Ky është rasti kur gjen vend ajo shprehja: “Kurrë mos thuaj kurrë”.
E nëse dy reperat Ledri Vula dhe Noizy vetëm pak kohë më parë ishin armiq të përbetuar të njëri-tjetrit për shkak të grindjeve mes klaneve OTR dhe Baba Stars, sot ata performojnë bashkë, në një skenë. Noizy dhe Ledri kanë përformuar mbrëmë për herë të parë në të njëjtën skenë, në një nga clubet e Sarandës. Adrenalina ka qenë në maksimum tek fansat e dy reperave teksa edhe i kanë parë të performojnë në këngët e njëri-tjetrit. Prej kohësh konfliktet mes tyre janë sheshuar, duke nisur që nga Top Fest 12 ku dy artistët u panë të fotografoheshin bashkë. Madje gjatë asaj periudhe u diskutua për një bashkëpunim mes tyre i cili me siguri , tani është më afër se kurrë.