Pas kthimit nga Amerika, kreu i opozitës kanë vijuar takimet elektorale në prag të zgjedhjeve parlamentare. Gjatë një takimi në Shijak me qytetarët, Lulzim Basha është pyetur edhe për takimin në Amerikë me Presidentin e SHBA.
Basha u shpreh se e njoha Trump me planin për një ekonomi të fortë, që do të krijojë vende pune dhe do të përmirësojë ekonominë e të gjithë qytetarëve.
“Si ia kalove në Amerikë?”, e pyeti një qytetare, ndërsa ai iu përgjigj se: “Kalova jashtëzakonisht mirë, se fjalën jashtëzakonisht e përdorim vend e pa vend por kësaj radhe jashtëzakonisht mirë.
E njoha zotin Trump me modelin tonë ekonomik, që i ngjan modelit të tij ekonomik” tha Basha.