INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Pas Andit, një tjetër konkurrent braktis Për’puthen: Nuk di nga t’ia filloj…[FOTO]

Çfarë ndodhi?! Pas Andit, një tjetër konkurrent braktis Për’puthen: Nuk di nga t’ia filloj…[FOTO]

Publikuar më: 16:33 15-01-2021

Emisioni ku ai po merrte pjesë është një ndër më të shikuarit, por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet për një prej konkurrentëve i cili ka vendosur të largohet. Bëhet fjalë për djalin nga Kosova, Emin Kelmendi i cili ishte pjesë e emisionit që në fillim të tij në muajin shtator. Në një InstaStory Emini ka treguar se nuk do të jetë më pjesë e emisionit, nuk jep arsye konkrete për largimin. Ndërkohë kujtojmë se takimet e tij me vajzat nuk kanë qenë të shpeshta, por para pak kohësh Emini tha se në emision ishte vetëm për Anën, e cila u përjashtua.

Me të vërtetë nuk di nga ta filloj dhe ku ta mbaroj. Jeta së bashku me disa persona të veçantë të bëjnë të marrësh vendime të papritura. Me këtë deklaratë dua të them se unë nuk të jem më pjesë e emisionit që po thyen rekorde shikueshmërie Përputhen. Dua të falenderoj nga zemra zonjë e shtëpisë Olsa Muhametin, pa harruar Arjan Konomin dhe personin më pozitiv që kam njohur Bora Zemanin duke i kërkuar falje për gjithë nervozizmin që i kemi shkaktuar. Aty njoha dy persona që do i ruaj gjithmonë brenda zemrës, Andin dhe Mevlanin. Ju kërkoj falje të gjithëve që i kam bërë me u ndje keq dhe të gjithëve ju uroj më të mirat e zemrës.

EMIN.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551