Pak ditë më parë, Eduard Kuçi i befasoi të gjithë konkurrentët e Përputhen teksa në mënyrën më të veçantë i kërkoi falje Adës për të gjitha ofendimet që i kishte bërë në emision.
Pas kësaj Ada e ftoi nbë takim, një takim që u refuzua nga Edi pasi ishte zgjedhja e dytë.
Sot në një diskutim mes tyre, në lidhje me vendimin dhe veprimet e Adës ka reaguar Bajo, i cili duket se është zhgënjyer shumë nga ajo.
Bajo është shprehur se e ka patur një konsideratë për të por pas sjelljes së saj e ka shumëzuar atë me zero.
“E kam shumëzuar me zero, të është bastarduar imazhi. Është super bastardim. Kam qenë suporti jot”, ka thënë Bajo.