Ledri Vula është një nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, i cili është shumë i komentuar nga mediat për jetën e tij personale. Prej disa kohësh tashmë, ai menaxhohej nga Faton Shoshi. Menaxheri kujdesej për daljet e tij televizive, datat e koncerteve dhe detaje të tjera të lidhura me muzikën. Por për arsye që nuk dihen ende, Ledri dhe menaxheri i tij kanë ndërprerë bashkëpunimin e tyre krejt papritur. Disa burime për “Lajmi.net” kanë bërë të ditur se këngëtari tanimë do ta menaxhojë vetë karrierën e tij dhe do të jetë kështu një artist i pavarur.
Si mendoni, do ketë më shumë sukses tani?