Ashtu siç ishte përfolur prej disa javësh, ashtu ndodhi. Fero është i larguari i rradhës nga labeli muzikor “ON Records” pas largimeve të shumta si Kida, Mozzik, Getinjo. Është vetë reperi ai që ka lajmëruar fansat e tij që nga sot nuk është më pjesë e kompanisë “On Records.
Përmes një postimi, reperi bëri të ditur se ka përfunduar kontratën me këtë kompani, ndërsa me menaxherët është ndarë profesionalisht në mënyrë miqësore.
“Fansa , Dashamir , Miq te dashur dua te ju lajmroj qe nga sot kemi perfunduar kontraten me kompanin “On Records” ku jemi nda miqsisht me nje marveshje te re ku une do te vazhdoj si nje Artist i pamvarur . Por dhe On Records ka te drejten te rezervoj data per mua . Faleminderoj Fansat per supportin dhe nje ashtu Kompanin per punen e pa lodhshme”, shkroi Fero bashkëngjitur fotos me Met Elshanin.