Ata janë çifti i sapo martuar më i famshëm i momentit në vendin tonë. Gjiko dhe Elita Rudi kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit si për martesën e tyre edhe për aludimet se Elita mund të jetë shtatzënë. Nuk kemi patur ende një konfirmim nga çifti në fjalë, mirëpo dyshimet duken të vërteta.
Por siç duket ata i janë rikthyer karrierës së tyre profesionale. Është Gjiko ai që ka publikuar një foto ku shfaqet me partneren e tij teksa i drejtojnë armët njëri-tjetrit. Të jetë vallë videoklipi i rradhës i reperit? Koha do na e tregojë pasi vetë reperi ka vendosur imazhin e rërës së kohës.
Gjithsesi, çifti kosovar duken të paparë dhe shumë profesionistë në rolin e “Mr dhe Mrs Smith”.