Pas mbarimit të “Big Brother VIP”, Beniada dhe Einxhel nuk u panë më bashkë asnjë moment. Madje Beniada pranoi në intervista që nuk ishte takuar me Einxhelin dhe as nuk kishin folur, gjë që u kuptua si prishje e miqësisë së tyre. Sot vajzat janë përballur për herë të parë me njëra-tjetrën në “He/She’s on Top”.
Beniada u shpreh se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë dhe janë të lumtura.
“Nuk ka asgjë për të shkruar portalet, jeta vazhdon dhe jemi shumë të lumtura”, tha Beniada ndërsa Edi Manushi i kërkoi të përqafohen.