INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Pasi tha që nuk e lejon Elitën ta ftojë këtë personazh në emision, GJIKO habit me veprimin e tij!

Çfarë ndodhi? Pasi tha që nuk e lejon Elitën ta ftojë këtë personazh në emision, GJIKO habit me veprimin e tij!

Publikuar më: 11:31 30-10-2020

Reperi Gjiko u shpreh disa kohë më parë se nuk donte që gruaja e tij, Elita, të intervistonte Milaim Zekën. “Milaim Zeka është shumë i rëndë. Në emisione të tjera të shkojë, por tek gruaja ime jo”, tha ai.

Për këtë deklaratë, ndoshta reperi u bazua tek një intervistë e vjetër ku Milaimi kishte ngacmuar Elitën duke i thënë se “ISIS nuk do godiste nëse do shihte gjo**et e tua”.

Të paktën kështu u interpretuar sepse Milaimi e postoi në rrjetet sociale këtë deklaratë të tij të vjetër duke lënë të nënkuptohet se kjo është arsyeja.

Por Gjiko ka habitur me veprimin e fundit. Ai ka publikuar një foto teksa shihet se ka darkuar me Elitën dhe me Milaimin, me Naim Abazin dhe Mihrije Brahën. Nga kjo foto, reperi ka lënë të kuptohet se marrëdhëniet mes tyre janë përmirësuar.

giko.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832