IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Çfarë ndodhi? Përplasje mes Gjestit dhe Eglit: Ti ma ke bërë kaq të vështirë...

Çfarë ndodhi? Përplasje mes Gjestit dhe Eglit: Ti ma ke bërë kaq të vështirë...

Publikuar më: 14:28 26-01-2025

Pas spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Albania, situata mes Gjesti dhe Eglit ka marrë një kthesë të tensionuar. Marrëdhënia e tyre, që dikur dukej e afërt dhe e veçantë, ka hyrë në një fazë të paqartë, duke lënë Eglin në një situatë të vështirë emocionale.

Përplasja mes tyre u nxit nga distanca që Gjesti ka filluar të mbajë kohët e fundit, duke mos i dhënë asnjë fjalë përfundimtare për natyrën e lidhjes së tyre.

Kjo sjellje ka shkaktuar pasiguri te Egli, e cila pas spektaklit ishte dukshëm e tensionuar dhe e emocionuar.

Në një moment të ngarkuar emocional, Egli iu drejtua Gjestit me fjalë të forta:’Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë. Ndihem në turp pse ndiej një gjë të bukur për një njeri’.

Gjesti, nga ana e tij, mbetet i rezervuar dhe ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për të sqaruar ndjenjat apo qëllimet e tij, duke e lënë situatën në një pikë të paqartë.

Ky tension mes dyshes ka sjellë një tjetër dramë në shtëpinë e Big Brother VIP, duke rritur kureshtjen e publikut për zhvillimet e ardhshme.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033421516418457