INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Plas keq SHERRI mes Flori Mumajesit dhe gazetares së njohur shqiptare, ja arsyeja!

Çfarë ndodhi?! Plas keq SHERRI mes Flori Mumajesit dhe gazetares së njohur shqiptare, ja arsyeja!

Publikuar më: 15:29 01-06-2021

Mbrëmjen e djeshme një debat virtual mes Kozeta Kurtit dhe Flori Mumajesit bëri goxha bujë në mediat sociale. Shkak u bë një shkrim i Kozetës pas festivalit, që ajo e konsideroi si një reflektim në lidhje me atë se çfarë po ndodh me muzikën shqiptare, teksa nuk i kurseu rezervat për mënyrën e votimit në “Kënga Magjike”. E ky shkrim nuk është pritur mirë nga kantautori.

IMG-20210531-WA0028.jpg

 

Pas statusit të tij dhe kundërpërgjigjes së Kozetës, “thikat” në rrjete sociale kanë vazhduar përsëri. Në një story, Flori shkruan: “Jo më ThreeDots Studio, hashtag Sylesh Studio” – dhe “ironia” është ndjekur nga anëtarë të tjerë të Three Dots si Semi Jaupaj, Fifi, Alban Ramosaj etj, shkruan news-31.com

Pas zhurmës së shkaktuar, Kozeta ka zgjedhur që të bëjë një shkrim të gjatë e sqarues në Facebook. Ajo shkruan se etiketimi “sylesh” në shkrimin e saj u referohej komentuesve me adresa fallco dhe jo artistëve.

Shkrimi i plotë

Një “orkestër e dirigjuar” në instagram dhe një mësim i shkurtër (se leksioni është për studentët)

Mbrëmë pata një dyndje etiketimesh në instagram nga skuadra e 3 pikëshave, apo 3 Dots-ave, të cilët, si kukulla me tel që i lëviz një dorë sa andej-këtej, po më kujtonin një pjesë nga shkrimi im, i publikuar menjëherë pas finales së Festivalit “Kënga Magjike” a thua se ma kishte shkruar dikush tjetër; të nxjerrë totalisht nga konteksti që preferoj ta konsideroj të ketë ndodhur me dashje e vetëdije të plotë, si mënyrë “hakmarrjeje” për votimin tim në Jurinë e Këngës Magjike, pasi do zhgënjehesha vërtet shumë nëse koefiçenti i inteligjencës së “label-it” më me influencë të momentit, të jetë realisht në ato nivele.
Shkak u bënë disa fragmente, që po i citoj:
1- ….E keni pyetur veten çfarë roli kanë festivalet? Ose si duhet ta kenë së paku… një garë midis ca emrave? Një vazhdimësi e një iniciative të Ardit Gjerbresë, që e kujton edhe vetë se ky festival nisi krejt kot, pa u menduar gjatë?
Jo, jo. S’mund të jetë kështu. Gjithë ky investim që të përplasen brej brirësh 10,15,20 njerëz! Një prej misioneve të tij është të orientojë, t’i tregojë kujtdo që s’mundet, të perceptojë edhe se ku duhet të shkojë muzika, ndryshe s’kemi pse ankohemi çdo ditë që edhe kandidatet për eskorta në Dubai”
Tri pikëshat na qenkan fyer se unë paskam krahasuar artistët me eskortat. Në fakt jo, unë kam “krahasuar” eskortat me artistët; çka do të thotë që fshehur nën kostumin e artistëve punonjës dhe punonjëse të seksit të luksit “bëjnë” muzikë (edhe biznes, edhe modë, edhe këshillim), por veçova muzikën, sepse po flisja për një ngjarje me kryefjalë muzikën.
Nëse ndonjëri/ndonjëra brenda apo jashtë Këngës Magjike, mendon qoftë edhe një nano sekond për veten se po shihet nga dikush si eskortë, më vjen shumë keq! Është problemi i saj/tij/tyre, jo imi. I këshilloj terapi te psikologu të rrisë vetëvlerësimin. Kam thënë se kemi nevojë për këngë të mira dhe të ndihmojmë sadopak secili ta shpiem muzikën në drejtimin e duhur, por unë harrova që nuk jam producente muzikore, kompozitore, tekst shkruese që të kem nevojë për lekët e çdokujt që zgjohet në mëngjes për t’u bërë këngëtar/e e të detyrohem t’i them “derrit, dajë”. Dikush thoshte që i kisha ul’ autoritetin FEMRËS… epo unë këtë nuk e bëj që në momentin që një grua apo një vajzë, nuk e etiketoj me termin seksist “femër”
Pasazhi i dytë:
2- “….dua t’u kthej një përgjigje prej së largu çdo syleshi që shkruan: “në të gjithë botën mbështetet vendasi, ne i bëjmë fresk të huajve”.
Nuk e kuptova pse tre pikëshave u ka pëlqyer të vetëquhen “syleshë”, dhe i mbushën profilet me ca foto e video te tmerrshme me mustaqe mbi sy, kur në fakt kjo është një përgjigje për ATA QË SHKRUAJNË… me profile pa identitet (u jam referuar komenteve në faqet zyrtare të Klanit, të së Dielës dhe Këngës Magjike dhe unë nuk di ta ketë thënë ndonjë tri pikësh këtë përveç meje vetë dhe Erik Lloshit, por edhe kjo tre orë pas publikimit të artikullit)
Dhe tani që u kujtova, tri pikëshat dhe gjithë të tjerët më kishin përballë në Post Festival e nëse kishin ndonjë gjë, pse s’e thanë aty, mua apo kujtdo ndaj të cilit kishin një pyetje, por pritën me “shpërthy’ “ në instagram.
Ju nuk ju dhemb as eskorta, as syleshi, por E VËRTETA!
E vërteta e vetme është se nuk e përballuat dot faktin që doli dikush (sot isha unë, nesër mund të jetë dikush tjetër) që theu mitin e tri pikëshave dhe ju votoi me 4 e 9 pikë (sipas sistemit tuaj) e 8 e 18 sipas sistemit tonë.
E vërteta është se ju dhemb fakti që para “perandorëve” të tri pikëshave, u votuan “ushtarët” e tri pikëshave.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273