Prej muajsh tashmë Elvana Gjata është larguar dhe nuk është më aktive në rrjetet sociale dhe jeta publike në Tiranë. Asnjë gjurme prej saj nuk kemi që kur ndodhi krimi në zonën e ish bllokut, në të cilën u përfshi dhe i fejuari i këngëtares Ervin Mata.
Menjëherë pas ngjarjes ajo bllokoi komentet në Instagram dhe më pas vendosi që ta mbyllte llogarinë e saj për dy javë.
Ajo me pas u rikthye në rrjetet sociale, por gjithmonë ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka postuar asgjë. Ishte miku i saj i ngushtë, aktori Ermal Mamaqi që publikoi një foto vetëm para pak kohësh dhe përmendi Elvanën, duke na lajmëruar që ata po përgatiten për filmin që do të sjellin së shpejti.
Elvana së fundmi ka ndjekur dy nga personazhet e njohur shqiptare, reperen Rina Balaj dhe stilistin Valdrin Sahiti. Por tani ka bërë një tjetrër lëvizje në Instagram. Ajo ka fshirë dy postimet e saj të fundit, dy ku edhe kishte mbyllur komentet. Në fotot më poshtë siguruar nga intv.al, e shihni për kë bëhet fjalë.
Nuk dihet pse ka bërë këtë veprim, por me siguri Elvana shumë shpejt ka për të qënë më aktive se ndonjëherë dhe ne mezi po e presim këtë moment./intv.al/