Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca shpeshherë në deklaratat e tyre në Instagram kanë shprehur hapur luftën e tyre në Instagram për shikueshmërinë në emisionet e tyre.
Mbrëmjen e sotme emisionin “Shiko kush Luan” në Top Channel e ka hapur Ermal Mamaqi. Ai u shfaq me paruke dhe duke imituar Luanën.
Por Ermali është pritur me grushta nga moderatorja. Ndërsa Ermali u shpreh i gatshëm për “t’ia nxirë” Luanës përgjatë emisionit, mirëpo ata gjatë gjithë kohës kanë shkëmbyer batuta të cilat në thelb kishin audiencën e emisioneve rivale edhe pse gjithmonë në formën e shakave. Moderatori ka marrë pjesë në disa lojra por më pas është larguar dhe vendin e tij e ka zënë këngëtari Genc Salihu.
Luana e ka falenderuar dhe përshëndetur Ermalin dhe largimi i tij ishte i kuptueshëm pasi vetëm pak minuta më vonë do të niste “Xing me Ermalin.