INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi që Bieta Sulo shpërtheu në lot gjatë emisionit

Çfarë ndodhi që Bieta Sulo shpërtheu në lot gjatë emisionit

Publikuar më: 20:27 15-06-2021

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar aktori i mirënjohur Çun Lajçi. Dy herë i infektuar me covid, aktori rrëfeu betejën e ashpër me sëmundjen që po e mban peng prej 5 muajsh.

Por pengu i tij më i madh është fakti që s’ ka mundur të shkojë prej 5 muajsh tek varri i së bijës. Përmes disa vargjeve ai fajësonte veten dhe përpiqej të gjente ngushëllim. Gjatë rrëfimit të tij Bieta u prek dhe nuk i mbajti dot lotët.

“Jam mësuar të shkoj së paku 2 herë në javë atje. Sepse kur e varrosa e kisha të vetmin motivacion që të jetë afër Bjeshkëve të cilat qeveria e Ramush Haradinaj ia fali Malit të Zi”, tha ndër të tjera mes lotësh aktori.

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115